LAJMI I FUNDIT:

Në dhjetë ditët e ardhshme në Maqedoni do të ketë mot më të ngrohtë dhe me diell (Foto)

Në dhjetë ditët e ardhshme në Maqedoni do të ketë mot më të ngrohtë dhe me diell (Foto)

Maqedonia në dy javët e kaluara është kapluar nga moti i ftohtë dhe të reshura të mëdha të borës që e bllokuan komunikacionin nëpër rrugët e qyteteve dhe rrugët që lidhin vendbanimet.

Disa fshatra të malësisë së Tetovës dhe të Karadakut ishin të bllokuara për disa ditë.


Telegrafi Maqedoni ju sjell motin për dhjetë ditët e ardhshme në Maqedoni.

Nesër (E premte) moti do të jetë me diell me me mjegulla. Temperaturat ditore do të lëvizin nga -11 deri në 0 °C.

Për fundjavë moti do të jetë me diell dhe me mjegulla në mëngjes dhe në mbrëmje. Temperaturat të shtunën do të lëvizin nga -10 deri më 1°C. Ndërsa, të dielën temperaturat do të lëvizin nga -9 deri në 0°C.

Temperatura më e ulët për javën e ardhshme do të jetë -12°C që do të shënohet të mërkurën gjatë natës.

Temperatura më e ngrohtë do të jetë të martën gjatë ditës që do të ngritet deri në 2°C./Telegrafi/