LAJMI I FUNDIT:

Në cilën orë jeni më të bukura?

Në cilën orë jeni më të bukura?

Studimi tregon orën dhe ditën në të cilën femrat kanë kulmin e bukurisë.

Midis gjithë ditëve të javës në të cilat femrat mund të duken më bukur, të paktë ishin ata që mendonin se kjo ditë do të ishte pikërisht e Hëna. Por një studim ka zbuluar se ora 10.06 e ditës së hënë është momenti kur femrat kanë kulmin e bukurisë.

Ndërsa për sa i përket kohës kur ato duken më keq, studiuesit kanë përcaktuar orën 16.05 e ditës së enjte. Kjo edhe për shkak se kjo është koha kur ngarkesa në punë është në nivel tepër të lartë përgjithësisht.


Në studimin e Premier Laser Clinic ku morën pjesë 1000 femra, u arrit në përfundimin se në orën 10.06 të së hënës, është momenti kur dukemi më bukur sepse me gjasa është koha e ndërveprimit për herë të parë me kolegët në nisje të javës.

Femrat janë më të përkushtuara në rregullimin dhe do të bëjnë kompromise me gardërobën ndërkohë që java vazhdon.

Ndërsa arsyeja pse është zgjedhur e enjtja është sepse, pasi kanë kaluar 4-ditë në punë, femrat fillojnë të anashkalojnë disi pamjen e tyre të jashtme. /Telegrafi/