Sekreti që fëmija juaj të jetë në humor gjatë ditës, është gjumi i mirë. Kështu që, sipas ekspertëve, prindërit duhet të gjejnë orarin ideal të gjumit për ta. Tani kjo gjë bëhet e mundur nëpërmjet një llogaritësi të thjeshtë online.
Kjo metodë, e quajtur “Llogaritësi i gjumit për fëmijë”, përcakton orën e saktë kur ju duhet të fikni dritat.
Sipas “Llogaritësit të gjumit për fëmijë” nuk është mirë t’i vendosësh fëmijët herët në gjumë, sepse ndodh që ata zgjohen natën në momentin e gabuar të ciklit të gjumit.
Ai gjithashtu na mëson se disa fëmijë kanë nevojë për gjumë më shumë se fëmijët e tjerë. Prandaj, është e këshillueshme që ta mendoni mirë orën kur do ta vendosni në gjumë.
“Pavarësisht sesa flenë, është mirë që fëmija të zgjohet njëherë natën, por jo duke ndërprerë një gjumë të thellë. Ky lloj zgjimi e ndihmon atë të ndihet energjik gjatë ditës”, ka thënë Lucy Shrimpton, specialist në këshillimin për gjumin.
Sipas llogaritësit, një 4-vjeçar të cilit i duhet të zgjohet në orën 7 në mëngjes, duhet të vendoset në gjumë në këto orare: 17:46, 18:16, 18:46, 19:16 dhe 19:46.
Ndërsa për një fëmijë 7-vjeç, i cili do zgjohet në po të njëjtin orar, gjumi duhet ta ketë zënë në këto orare: 19:56pm, 20:46pm ose 21:36.
“Kur dikush arrin moshën 18-vjeçare, gjumi prej 12-orësh nuk është më i nevojshëm. Megjithatë, unë do të këshilloja të flinit herët dhe të zgjoheshit herët”, ka shtuar Lucy.
Ajo gjithashtu ka thënë se është skeptike për saktësinë e kësaj metode pavarësisht që bazohet në teori të sakta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të mësojmë fëmijën të heq pelenat dhe të përdor tualetin
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Kështu duhet ta joshni një mashkull në takimin e parë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën