0Shares

Njerëzit që kanë zhvilluar thirrje telefonike gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë dëgjuar papritur zërin e presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit Erdogan, fjalim emocionues në përvjetorin e grushtit të shtetit

“Si president i juaj, ju uroj juve për 15 korrikun në ditën e Demokracisë dhe të Unitetit Kombëtar. Zoti të ketë mëshirë për martirët tanë dhe i uroj veteranëve tanë shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në këtë incizim.

Kreu i Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (BTK), Omer Fatih Sayan, konfirmoi në një mesazh të publikuar në “Twitter” se ky ishte mesazh ishte i sponsorizuar nga shteti.

Televizioni “CNN Turk” njoftoi se mesazh nisi shfaqet pas mesnatës në telefonatat që bëheshin nga telefonat celularë, por pa saktësuar nëse dëgjohej edhe nga pala që telefonohej.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)