0Shares

Megjithëse me birrën shpesh lidhim termin “stomaku i birrës”, sepse është i pasur me hidrokarbure, kjo pije ka edhe anën e vet pozitive – ndihmon në preventivën e shfaqjes së gurëve në veshka, forcon eshtrat dhe ndihmon metabolizmin.

Shkencëtarët kohë më parë kanë zbuluar edhe një përparësi shëndetësore të birrës – kjo pije përmban bashkime organike të quajtura ksantohumole, flavonoide të cilat në mënyrë natyrale gjenden në kulpër, që mund të ndihmojnë në humbje të peshës trupore dhe në luftë kundër shëndoshjes, transmeton Telegrafi.

CEFKY0

Ata kryen një eksperiment tek minjtë për të testuar këtë përbërës. Studiuesit i ndanë 48 minj në dy grupe. Të dy grupet u ushqyen me dieta me yndyrë, por njërit grup iu dha 30 deri në 60 miligramë ksantohumole në ditë, sipas peshës trupore për 12 javë.

Minjtë që morën dozën më të lartë të këtij përbërësi pësuan ulje të niveleve të kolesterolit me keq me 80% dhe peshonin 22% më pak se grupi tjetër, edhe pse u ushqyen me të njëjtën dietë të pasur me yndyrë.

Fatkeqësisht, nivelet e këtij përbërësi në birrë janë shumë të vogla, prandaj efekti për t’u dobësuar është i vogël. Gjithsesi mund t’ju ndihmojë që të mos shtoni në peshë.

Birra ofron edhe përfitime të tjera për shëndetin, si: ul rrezikun për të pësuar sulm në zemër, forcon kockat, mbron kundër diabetit, etj. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)