LAJMI I FUNDIT:

Në 12 vite, Lionel Messi e ka rinovuar kontratën tetë herë – Gjithmonë në rritje paga, por edhe klauzola e lirimit

Në 12 vite, Lionel Messi e ka rinovuar kontratën tetë herë – Gjithmonë në rritje paga, por edhe klauzola e lirimit

Me rinovimin e fundit të kontratës deri në vitin 2021, shkon në tetë numri i herëve që e ka bërë këtë gjë ylli argjentinas me ekipin e parë të Barcelonës.

Një “garë” spektakolare, që ka qenë triumfuese, me zgjatje të kontratës dhe përmirësime në aspektin financiar.


Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” tashmë është më i afërt se kurrë për të hyrë në klubin e zgjedhur të lojtarëve që kanë luajtur për vetëm një ekip gjatë tërë karrierës, i njohur ndryshe si një njeri i klubit. Rinovimi i parë i Messit erdhi në vitin 2005, para shpërthimit të tij.

Debutoi 13 vite më parë, sot rinovoi – Lionel Messi, simboli i besnikërisë dhe përkushtimit Blaugran, ikonë e futbollit!
Lexo po ashtu Debutoi 13 vite më parë, sot rinovoi – Lionel Messi, simboli i besnikërisë dhe përkushtimit Blaugran, ikonë e futbollit!

Ka qenë 18 vjeç dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2010.

Menjëherë pas rinovimit, ai e çoi Argjentinën U-20 drejt titullit, me një performancë të shquar. Në shtator të po atij viti (2005), Laporta, nxitoi për t’ia përmirësuar kontratën në shtator.

Rinovimi i tretë është bërë në janar të vitit 2007, para “hat-trick” të tij të famshëm në Madrid. Leo Messi kishte arritur të bëhej tashmë i njohur në mbarë botën me talentin e pakufi.

Mësoni sa do të fitojë Messi në minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas renovimit (Foto)
Lexo po ashtu Mësoni sa do të fitojë Messi në minut, orë, ditë, javë, muaj dhe vit pas renovimit (Foto)

Ishte pikërisht momenti kur liria e tij u vulos më pas me klauzolën 150 milionë euroshe në kontratë. Me ardhjen e Guardiolës, por tani pa Ronaldinho, Messi e zgjati përsëri kontratën e tij dhe u bë lojtari ekskluziv i klubit katalanas, transmeton Telesport.

Pas fitores së trefishtë (tripletës) në vitin 2009 erdhi rinovimi i ri deri në vitin 2016 (250 milionë euro u bë klauzola e largimit).

Në dhjetor 2012, Messi rinovoi me Barcelonën për herë të gjashtë. Paga e tij shkoi nga 10.5 milionë euro në vit në 12 milionë euro. Klauzola e largimit qëndroi 250 milionë euro.

Për të mbërritur deri në ditën e sotme, rinovimi i shtatë në karrierën e tij kishte arritur pak para Kupës së Botës 2014, në Brazil.

Zyrtare: Messi nënshkruan kontratën që do ta mbajë deri në fund të karrierës te Barcelona
Lexo po ashtu Zyrtare: Messi nënshkruan kontratën që do ta mbajë deri në fund të karrierës te Barcelona

Argjentinasi kaloi me pagën 20 milionë euro, e cila u rrit në 39.4 milionë neto në sezon, në vitin 2016. Në verën e viti 2017 ka arritur rinovimi i tetë i kontratës së “La Pulga”.

A do të jetë kontrata e fundit në “Camp Nou”? Koha do ta tregojë, teksa në vitin 2021 do të jetë 34 vjeç.

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori