LAJMI I FUNDIT:

Ndotja e ajrit në disa qytete të Maqedonisë në nivel alarmues

Ndotja e ajrit në disa qytete të Maqedonisë në nivel alarmues

Stacionet matëse të Ministrisë së Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor mëngjesin e sotëm kanë regjistruar nivel të lartë të koncentrimit të grimcave PM 10 në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Tetovë, Veles, Koçani, Kavadar dhe Kumanovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Shkup ajri më i ndotur është në Lisiçe me 357.58 mikro gram në metër kub, Rektorat 302.93, Qendër 302.41, Karposh 209.84, Manastir 209.47 , Tetovë 190.62 si dhe Kumanovë 290.84 mikro gram në metër kub./Telegrafi/