LAJMI I FUNDIT:

Ndodh edhe kjo në Indi: Binjakët tre vjeçarë mbyten në lavatriçe

Ndodh edhe kjo në Indi: Binjakët tre vjeçarë mbyten në lavatriçe

Dy binjakë të moshës tre vjeçare kanë humbur tragjikisht jetën, pasi u mbytën në lavatriçe. Aksidenti tragjik ndodhi në shtëpinë e të vegjëlve në Delhi të Indisë.

Naksh dhe Neeshu u lanë vetëm për pak minuta nga nëna e tyre.

Kjo e fundit, e identifikuar vetëm me emrin Rekha, i tha policisë se e kishte mbushur lavatriçen me 15 litra ujë, për të larë rrobat.

Ajo mësohet se e kishte bërë gati përpara se të dilte për të blerë detergjent në një dyqan fare pranë shtëpisë, duke u rikthyer në jo më shumë se 6 minuta.

Por, kur Rekha u kthye, fëmijët ishin zhdukur. Ajo kërkoi në të gjithë shtëpinë, përpara se të kërkonte nëpër korridore dhe tek fqinjët.

E shqetësuar, gruaja telefonoi të shoqin, i cili erdhi me shpejtësi në shtëpi. E pas kërkimeve, çifti zbuloi të vërtetën e tmerrshme.

Ata i gjetën të vegjlit brenda në kazanin e lavatriçes dhe pavarësisht se i nisën me urgjencë në spital, mjekët nuk mundën të bënin asgjë për ta.

Sipas hetimeve të para, dyshohet se Naksh dhe Neeshu arritën të ngjiteshin lart duke hipur në një kosh që ndodhej aty pranë dhe më pas kanë rrëshqitur në lavatriçe. /tvklan.al/

Në trend Botë

Më shumë
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Ukrainasit shkatërrojnë me dron kamikaz autoblindën e rrallë ruse, që për herë të parë u përdor në katastrofën bërthamore të Çernobilit

Evropa
Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Xhakarta më nuk do të jetë kryeqyteti i Indonezisë

Azia
Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Scholz: Paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment, vetëm Putin le t’i tërheq trupat

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Kalo në kategori