LAJMI I FUNDIT:

Ndjeshmëria e procesit zgjedhor në veri

Ndjeshmëria e procesit zgjedhor në veri

Organizimi i vendvotimeve për zgjedhje ka filluar, por jo në të gjitha vendet e Kosovës njësoj.

Ndonëse në shumicën e qyteteve janë shtuar qendrat e votimit, në pjesën veriore të Mitrovicës sipas Listës së Qendrave të Votimit të KQZ-së për vitin 2017, nuk ka ndodhur një gjë e tillë.


Për njohësit dhe monitoruesit e proceseve zgjedhore të mëhershme organizimi i zgjedhjeve në veri vazhdon të konsiderohet i ndjeshëm për shkak të situatës politike, për të cilën thonë se nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara.

Vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, për portalin arbresh.info ka thënë se procesi i organizimit të vendvotimeve në veri është proces i ndjeshëm.

“Sa i përket veriut mendoj që janë më tepër procese politike të ndjeshme dhe kanë specifikat e tyre ku autoritetet publike i kanë trashëguar në qasje dhe rregulla të ndryshme. Megjithatë ne i kemi zyrat edhe në atë pjesë ku në çdo rast se konsiderohet që është shkelë ndonjë e drejtë atëherë avokati i popullit duhet të reagojë,” ka shtuar ai.

Eugen Cakolli hulumtues në KDI ka deklaruar se KQZ është duke bërë përpjekje maksimale që të ketë një proces sa më gjithëpërfshirës në organizimin e zgjedhjeve.

“Duke pasur parasysh afatet e jashtëzakonshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit deri më tani KQZ është duke punuar me kapacitet të plotë siç thuhet dhe është duke bërë përpjekje maksimale që të ketë një proces sa më gjithëpërfshirës në organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë ai për arbresh.info.

Ndërsa analistit Bajrush Morina për portalin Arbresh.info tha se me këto parti dhe ligje të njëjta nuk priten zgjedhje më të mira, përfshirë veriun.

“Këto zgjedhje do të jenë ‘fotokopje” e zgjedhjeve të kaluara. Me ligje të njëjta me parti politike të njëjta me liderë përafërsisht të njëjtë nuk mund të priten zgjedhje të mira. Ne këtë kuadër nuk priten zgjedhje të mira në Veri kur do të ketë zgjedhje ‘të këqija’”, ka theksuar ai.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar listën e qendrave të votimit në Kosovë. Në këtë listë figurojnë 91 qendra të votimit më shumë se në vitin 2014, shkruan arbresh.info.

Ndryshime nuk vërehen në komunat me shumicë serbe  Leposaviq, Novobërd, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Partesh,  Kllokot,  Mitrovicë e Veriut, derisa në Graqanicë janë shtuar pesë qendra të votimit, dhe në Ranillug janë shtuar tri qendra të votimit.

Në trend Lajme

Më shumë
Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Gruaja që u vra në Pejë ishte punëtore shëndetësore që 20 vjet, Drejtoria e Shëndetësisë: Do të mbetet në kujtime për urtësinë

Lajme
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Vrasja në Pejë, kryeprokurori Kurmehaj jep detaje nga ngjarja tragjike

Lajme
Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Vrasja e gruas në Pejë, i dyshuari bashkëshorti i saj

Lajme
Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Bosnja në anën e Kosovës, deputeti Magazinoviq thotë se do të votojë pro anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Lajme
Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Rasti tragjik në Pejë, reagon presidentja: Ky femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme duhet të ndalet

Lajme
Kalo në kategori