LAJMI I FUNDIT:

Ndiqni rregullën 40% të ushtarit amerikan për t’i arritur qëllimet tuaja

Ndiqni rregullën 40% të ushtarit amerikan për t’i arritur qëllimet tuaja

Jesse Itzler është ndërmarrës milioner dhe para disa viteve kishte filluar të interesohej për pjesëmarrje në maratona vrapimi. Gjatë vrapimit të një distance të gjatë, ai ishte takuar për herë të parë me një anëtar të Navy Seal – forca primare e ushtrisë amerikane për operacione të veçanta.

Itzler kishte qenë shumë kureshtar për këtë vrapues dhe kishte vazhduar ta vëzhgonte deri në pikën ku kishte mësuar se ai kishte pasur shumë eshtra të thyer në dy këmbët e tij dhe vuante nga problemet me veshka – por pavarësisht këtyre, ushtari ia kishte arritur ta përfundonte garën! Kësisoj, Itzler e kishte kuptuar se mund të mësonte shumë nga ky person, dhe e kishte ftuar ushtarin të jetonte me familjen e tij për një muaj, transmeton Telegrafi.


Këtu fillon edhe historia befasuese prapa librit të Jesse Itzler “Living with a SEAL: 31 Days Training with the Toughest Man on the Planet”. Libri fillon duke përshkruar ditën e parë, ku ushtari kishte kërkuar nga Itzler t’i kryente 100 ngritje në hekur, por që ai mund t’i bënte vetëm 8. Megjithatë, në fund Itzler kishte përfunduar duke i bërë 100 ngritje në hekur – një nga një, pasi kishte provuar për orë të tëra. Ky moment kishte qenë me të vërtetë inspirues për të, sepse ai e kishte kuptuar se jemi shumë më të aftë se ç’mendojmë.

Rregulli 40%

“Kur mendja ju thotë se nuk mundemi më, ju faktikisht keni shfrytëzuar vetëm 40% nga fuqia juaj”, kishte thënë ushtari amerikan, gjë e cila tani njihet si rregulli 40%. Kjo është dëshmuar vazhdimisht nga vrapuesit maratonistë, prandaj që nga sot duhet ta aplikoni edhe ju!

Vlen të ceket se ushtari i cili ia kishte mësuar Itzlerit rregullin 40% është David Goggins, i cili tani e mban Rekordin Botëror për më së shumti ngritje në hekur të performuara brenda 24 orëve (4,025). /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Aktivitete sportive
Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Fjalimi që e mbani për dasmën e shokut të ngushtë duhet t’i përmbajë tri barsoleta, tri komplimente dhe katër falenderime

Këshilla Lifestyle
Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Sheh veten shtatzënë: Ç’kuptim ka një ëndërr e tillë

Lifestyle
Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Fundi-peshqir 850 euro i Balenciaga-s magjeps të famshmit: Disave iu duk i lezetshëm, të tjerëve qesharak dhe i neveritshëm

Stil
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori