LAJMI I FUNDIT:

Ndihmohet pesëvjeçari i zbathur në mes të natës (Foto)

Ndihmohet pesëvjeçari i zbathur në mes të natës (Foto)

Denise Wilson që punon si shofere e autobusit në Milwaukee të Shteteve të Bashkuara, ka ndaluar dhe e ka marrë brenda një fëmijë të zbathur, që qante i vetmuar.

Derisa ishte në përfundim të turnit të natës, ajo e ka parë pesëvjeçarin që dridhej nga të ftohtët, ngaqë kishte vetëm një bluzë që i binte shumë e madhe, transmeton Telegrafi.


Shoferja Wilson ndaloi për të marrë fëmijën e vetmuar

Pasi e ka mbështjellë mirë me xhaketën e saj dhe me shall, i ka dhënë biskota për ta qetësuar dhe e ka telefonuar Policinë.

“Njëherë mendova të vazhdojë, ngaqë mund të jetë fëmija i ndonjë të pastrehu që jeton pranë, por më pas ndërrova mendje. Është i vogël dhe i duhet mbështetje”, ka thënë Wilson lidhur me rastin.

Vogëlushi këmbëzbathur ndihmohet pasi humbi rrugën

Mësohet se djali i vogël kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ka ditur të kthehet, ndërsa duke iu falënderuar shoferes, ai tani është kthyer në familjen e tij. /Telegrafi/