0Shares

Leigh Ann Sepelyak nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara, e ka lyer me benzinë të dashurin Grady Spencer Ill dhe i ka vënë flakën.

Por, 38-vjeçarja është penduar dhe ka provuar të shuate zjarrin, duke i hedhur sipër një kovë me urinë të cilën e përdorin në mungesë të tualetit.

Sepelyak që i vuri flakën të dashurit

Familjarë që jetojnë në të njëjtën shtëpi, kanë dëgjuar britmat e tij dhe janë vënë në ndihmë, ndërsa e kanë dërguar më pas në spital.

Derisa viktima po trajtohet për 35 për qind të djegieve në pjesën e poshtme të trupit, ajo po qëndron në mbajtje nën akuzën për tentim vrasje dhe zjarr vënie të qëllimshme. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)