0Shares

Naresh Kumar nga Uttar Pradesh i Indisë, mund të ndezë një poçe elektrike përmes energjisë që ka akumuluar në trup.

Burri 42-vjeçar, nuk e ka asnjë problem të kapë kabllot e rrymës së energjisë së lartë, ndërsa kjo nuk i shkakton asnjë aksident, transmeton Telegrafi.

Poçja e ndezur nga Kumar

“Kur jam i uritur dhe në shtëpi nuk ka bukë, unë kapi një kabllo dhe e mbaj për gjysmë ore, pastaj jam tërësisht i ngopur”, ka thënë Kumar për veçantinë që ka.

Ende nuk dihet se cili është sekreti i këtij fenomeni, por besohet se ka të bëjë me mungesën e gjëndrave të djersës në trupin e tij.

Fazometri tregon pë energjinë që ka në trup

“Shumë njerëz mund të përballojnë energjinë e lartë, por nuk e dinë. Më së miri shpjegohet në rastet, kur i godet vetëtima dhe nuk iu shkakton ndonjë dëmtim”, është një koment lidhur me rastin.

Mirëpo, në asnjë rrethanë nuk iu rekomandohet të kapni ndonjë kabllo të rrymës, për të parë nëse e keni këtë dhunti të pazakontë. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)