LAJMI I FUNDIT:

Ndeshje vendimtare për skuadrat e fundit

Ndeshje vendimtare për skuadrat e fundit

Java e 27-të në elitën e futbollit kosovar do të përfundoj sot me katër ndeshjet e fundit që pritet të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Padyshim që dy ndeshjet më interesante priten të jenë në Skenderaj dhe Prizren ku përballen skuadrat e fundit në tabelë dhe që po mendojnë t’i shpëtojnë rënies.


Drenica do të jetë nikoqire e Dritës dhe një fitore eventuale e vendasve do t’ia zbehte edhe më shumë gjasat gjilanasve për t’i ikur barazhit.

Ndërkohë një fitore e mysafirëve do të bënte edhe më interesant luftën për mbijetesë pasi Drita do të afrohej në gjashtë pikë.

Edhe qyteti i Prizrenit do të ketë një ndeshje të ‘çmendur’ , pasi përballen dy skuadrat nga pozita tetë dhe nëntë, Liria dhe Ferizaj.

Diferenca është vetëm tri pikë plus për prizrenasit të cilët kërkojnë t’i ikin edhe më shumë rivalëve të sotëm.

Lideri aktual i elitës së futbollit kosovar, Trepça ’89 do të luaj përballë rivalit lokal Trepça e cila me një këmbë është në Ligën e Parë.

Ndërkohë dy skuadrat finaliste të Kupës së Kosovës, Llapi dhe Besa do të luajnë para finalen në ‘Zahir Pajaziti’ të Podujevës. /Telegrafi/