LAJMI I FUNDIT:

“Ndërtojmë gjenerata të reja” – moto e edicionit jubilar të ”DrimOn”

“Ndërtojmë gjenerata të reja” – moto e edicionit jubilar të ”DrimOn”
-->

Me rreth njëzet shfaqje, mbi 40 pjesëmarrës dhe program pesëditor nën moton “Ndërtojmë gjenerata të reja”, sot në Strugë fillon edicioni i pestë jubilar i Festivalit për procecim të kulturës “DrimON”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“DrimON” do të mbahet deri më 30 korrik, në dhe rreth Qendrës së kulturës “Vëllezërit Milladinovci”.

Siç paralajmëroi ekipi i Nismës për aktivizëm të pavarur kulturor (NAPK), publiku do të ektë mundësi të shikojë me kujdes program të zgjedhur artistik me shfaqje teatrore, ekspozita, filma, muzikë, punëtori, diskutime, të përgatitura në bashkëpunim me shumë emra dhe organizata, të rëndësishme për skenën e pavarur socio-kulturore të Maqedonisë.

“Edhe këtë vit ‘DrimON’ është solidarizuar me kauzat qytetare dhe zgjodhi tema aktuale me të cilat shoqëria jonë duhet urgjentisht të përballet. Në mesin e vertikaleve të përgjithshme të cilat ndërthuren në programin pesëditor, është tema për afirmimin e gruas si autore, krijuese, bartëse ideore e ndryshimeve shoqërore, të reflektuara përmes selektimit të posaçëm të festivalit ‘Për kauza të grave’, mbështetur nga ana e ‘Civika Mobilitas’, si dhe selektimi i festivalit ‘Luaj gishtin për t’u përballur me mbeturinat'”, thonë nga NAPK.

Publiku i festivalit do të ketë mundësi të marrë pjesë në diskutime për ndotjen nga deponia e Strugës, për qasjen dhe aftësinë e institucioneve dhe shoqërisë për personat me nevoja të posaçme, për klientelizmin në mediume, si dhe për pjesëmarrjen e gruas në jetën socio-kulturore.

“DrimON” qëndron edhe prapa të drejtave për qasjen dhe të drejtën e informimit të drejtë, me çka, sipas NAPK, ky edicion synon për një shoqëri më të mirë për gjeneratat e ardhshme, që e akcenton të drejtën për kulturë, argëtim dhe afirmim të vlerave të përbashkëta, njofton AIM.

Edicioni i sivjetmë jubilar i “DrimON” është mbështetur përmes ad-hok grantit të programit “Civika Mobilitas” me të cilin financohet selektimi i grave autore dhe “Luaj gishtin” të cilët së bashku me angazhim vullnetar të komunitetit e ndihmojnë infrastrukturën e zonës ës gjelbër. IPQK “Vëllezërit Milladinovci” është partner koproduksioni. /Telegrafi/