LAJMI I FUNDIT:

Ndërtohet trotuari në fshatin Lladoc

Ndërtohet trotuari në fshatin Lladoc

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Lladoc ku është duke u ndërtuar trotuari me kubëza në një gjatësi prej 1.5 km përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati.

Për të përcjell nga afër punimet në ndërtimin e trotuarit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan sot fshatin Lladoc,


Kryetari Veliu tha se ndërtimi i këtij trotuari me kubëza i shtohet projekteve të tjera në ndërtimin dhe rregullimin e infrastrukturës, që janë duke u realizuar gjatë këtij viti.

“Ndërtimi i trotuareve vazhdon të mbetet një nga prioritetet në investimet kapitale infrastrukturore në komunën tonë. Edhe ky trotuar, që po ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të fshatit Lladoc, nga shkolla deri te kompleksi memorial ‘Baza e parë e UÇK-së’, do të krijojë mundësi për lëvizje më të lehtë dhe më të sigurt të qytetarëve, e veçmas nxënësve”, tha kryetari Veliu.

Në fazën e ardhshme do të vazhdojë ndërtimi i trotuarit edhe në pjesën tjetër të rrugës së këtij fshati. Në periudhën e deritashme të këtij viti në Komunën e Podujevës janë ndërtuar mbi 18km trotuare me kubëza. /Telegrafi/