LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë, vonesa që në fazën e parë

Ndërtimi i Spitalit të Pediatrisë, vonesa që në fazën e parë

Edhe pse në marsin e vitit që shkojë është vënë gurthemeli i Spitalit të Pediatrisë, aty ende nuk kanë filluar punët e ndërtimit. Spitali që është donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe nuk pritet të përfundojë edhe për dy vitet e ardhshme.

Fillimi i ndërtimit merret vesh që vonoi në pjesën e parë të punës, e që ka qenë pastrimi i terrenit ku do të bëhet ndërtimi.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kjo vonesë e përgatitjes së terrenit ka ardhur për shkak të ankesave që kanë bërë kompanitë pjesëmarrëse në tenderin për pastrimin e terrenit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, tha se ka pasur disa shtyrje të nisjes së ndërtimit për shkak të ankesave që kanë bërë kompanitë pjesëmarrëse në tender për pastrimin e terrenit.

“Momentalisht sa i përket projektit të ndërtimit të spitalit pediatrik kirurgjik që është donacion i Emirateve të Bashkuara Arabe është ka kryhet faza e dislokimit të sistemit të ngrohjes, së sistemit të rrymës, ujit, kanalizimit dhe të çështjeve të tjera në hapësirën ku parashihet të ndërtohet ky spital. Ka pasur disa shtyrje në fillimin e këtyre punimeve për shkak se kompanitë që kanë marrë pjesë në tenderin për ta bërë pastrimin e kësaj hapësire kanë ushtruar kohë pas kohe ankesa ndaj fituesit”, tha ai.

Sipas tij, pas zgjidhjes së këtyre ankesave tashmë kompania fituese është duke i kryer punët rreth pastrimit të terrenit dhe se parashihet që deri në mes të korrikut këto punë të jenë të përfunduara.

Pas kësaj sipas Hotit, Emiratet e Bashkuara Arabe përmes ekipeve të veta si monitoruese të projektit mund ta mbikëqyrin projektin e mëtutjeshëm, të shpallin edhe fituesin e një tenderi ndërkombëtarë dhe të shkohet me fazat e tjera që nënkuptojnë fillimin e ndërtimit të spitalit.

Kompania e kontraktuar për pastrim të terrenit ka një afat kohor prej 60 ditë pune që të përfundojë gjithë fazën e parë të pastrimit të terrenit, e kompania sipas Hotit ka filluar punën tash e dy muaj. Ai tha se duhet pasur parasysh që në ditët kur ka pasur kushte të papërshtatshme atmosferike nuk është punuar.

“Ajo ka filluar ashtu gati rreth dy muaj i bënë, mirëpo keni parasysh kur kemi kushte atmosferike të papërshtatshme në ato ditë nuk është punuar dhe kështu që asaj i duhet ende kohë që ta përfundoj këtë pjesë apo fazën e parë të punimeve. Ministra natyrisht do ta monitoroj deri në fund se sa po përmbushet kontrata, sepse nuk është e interesuar që të ketë vonesa të mëtejme dhe kohën kur përfundon kjo fazë e projektit të korrespondoj me kohën kur Emiratet e Bashkuara Arabe do ta kenë përzgjedhur kompaninë të cilës do ti besohet ndërtimi i këtij spitali”, tha ai.

E ndërtimi përfundimtar i këtij spitali, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, nuk pritet të ndodh edhe për dy vitet e ardhshme.

“Sigurisht që ky do të jetë një proces që do të zgjasë, së paku dy vjet do të marrë kohë, mirëpo me rëndësi është që të fillohet dhe mandej në fazat e mëtejme gjithçka të shkoj sipas projektit që e kanë kryer inxhinierët ndërkombëtarë, të angazhuara nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe pas dy eventualisht tri viteve maksimum ky spital të jetë i përfunduar dhe fëmijët në Kosovë të kenë mundësinë që të marrin shërbime shëndetësore më kualitative, në kushte shumë më të mira, dhe sigurisht nga një staf i përgatitur, sepse do të punohet krahas ndërtimit të spitalit edhe në avancimin dhe në edukimin shëndetësor të profesionistëve që do të ofrojnë shërbime aty”, tha ai.

Ndërsa, Sadik Llullaku, kirurg i fëmijëve dhe anëtar i bordit të SHSKUK-së, tha se tani janë duke u bërë përgatitjet për të filluar ndërtimi i spitalit të pediatrisë.

“Donacioni i Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e ndërtesës për spitalin e ri kirurgjik dhe pediatri, ku do të jenë të vendosur pjesët kryesore të pediatrisë, kirurgjisë së fëmijëve dhe neonatologjisë, ne shpresojmë se do të filloj së shpejti. Tash për tash janë duke u bërë përgatitjet e terrenit ku do të fillohet ndërtimi i ndërtesës, të cilën punë është duke e kryer një kompani kosovare të cilën e ka përzgjedhë me tender publik Ministria e Shëndetësisë.

Sipas një agjende që na e kanë treguar donatorët para disa muajve është prit që të filloj ndërtimi në qershor, në këtë muaj, mirëpo siç duket ndoshta ka pak vonesë por ne llogarisim që ndoshta gjatë korrikut edhe mund të fillojmë meqenëse kjo puna përgatitore veç po përfundon”, tha ai.

Ai tha se nuk është i informuar lidhur me vonesat që janë bërë për fillim të ndërtimit. Në ndërkohë që ndërtimin e këtij spitali e sheh si shumë të rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve.

“Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve tanë, është një koncept i ri shumë bashkëkohorë i shëndetësisë kosovare, ku në një kulm do ti kemi të gjitha shërbimet e nevojshme për fëmijë. Deri tash këto i kemi pasur të ndara, na kirurgjia kemi qenë në një ndërtesë tjetër, neonatologjia tjetër, pediatria tjetër, kështu që pjesa ma vitale të funksionimit të këtyre tri klinikave do jenë në këtë ndërtesën e re. Mendoj që kjo ka me kontribuua shumë në përmirësimin e kualiteteve të shërbimeve shëndetësore”, tha ai.

Spitali i pediatrisë që është donacion prej 22 milionë euro do të ketë një hapësirë përreth 10 mijë metra katrorë dhe do të integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët, përfshirë këtu shërbimet pediatrike, shërbimet e kirurgjisë pediatrike, hemato-onkologjinë e fëmijëve, diagnostikën, shërbimet emergjente dhe shërbime të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori