Banka Botërore ka rikonfirmuar vazhdimin e mbështetjes të saj për sektorin e energjisë në Kosovë dhe sektorë tjerë. Kjo u theksua sot nga Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore, Frans Godts, i cili i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci kanë vizituar mjediset e Termocentraleve “Kosova A” dhe “Kosova B”, me ç’rast nga menaxhmenti i korporatës u njoftuan me punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohen.
Ministri Stavileci tha se po punohet intensivisht që sektori i energjisë të transformohet, duke e ditur se me kapacitet ekzistuese mbulohet një pjesë e madhe e konsumit për energji elektrike, por këto kapacitete janë të vjetruara dhe pjesa më e madhe ka nevojë për rivitalizim.
“Në anën tjetër ne kemi punuar edhe në projekte të reja, me të cilat ne mund të kemi kapacitete të shtuara të prodhimit të energjisë elektrike, që të jemi pjesë e një rajoni stabil me furnizim të sigurt të energjisë, por edhe në të ardhmen të jemi pjesë e rrjetit trans-evropian të energjisë elektrike”, tha ai.
Sa i përket Projekti të Termocentralit “Kosova e Re”, ministri Blerand Stavileci tha se përveç angazhimit të Qeverisë, pjesë e këtij procesi janë një varg akterësh, përfshi edhe vendimmarrjen dhe për këtë arsye po kujdesen që në të gjitha fazat t’i zgjidhin pikëpyetjet dhe dilemat që kanë dhe në këtë drejtim janë në bashkëpunim me Bankën Botërore, duke konsideruar si një nga opsionet e vetme që të sigurohet stabiltet të furnizimin me energji elektrike.
“Me investitorin amerikan jemi në përmbyllje të fazës së marrëveshjeve komerciale dhe presim që nga fundi i qershorit fillimi i korrikut të vazhdojmë me fazën tjetër që do të jetë pakoja tenderuese për ndërtimin e Termocentralit. Nëse nuk kemi pengesa, një vit nga tash do të nis puna e vërtetë e njërit nga investimet më të mëdha në të gjithë sektorët”, tha Stavileci.
Duke folur për fatin e Termocentralit “Kosova A”, ai tha se për këtë paraprakisht do të bëhet një studim fizibiliteti, ndërsa konfirmoi detyrimet që vendi ka karshi TKE-së dhe Komisionit Evropian për dekomisionim të aseteve që ndotin ambientin.
Nga ana e tij, Drejtori Ekzekutiv i Bankës Botërore Frans Godts, njëherit Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës sonë në Bankën Botërore tha se kanë dëgjuar shumë për sektorin e energjisë në Kosovë dhe kanë pasur propozime që i përkasin këtij sektori, dhe është këtu për të parë nga afër ato që ka parë në letër.
Godts u shpreh i impresionuar nga angazhimi i Qeverisë së Kosovës dhe punëtorët të cilët punojnë në termocentralet Kosova A dhe B dhe shtoi se do të shoh se si mund të mbështes në të ardhmen Qeverinë e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës në sektorin e energjisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë.
“Planet janë në tavolinë, do të shikojmë me kujdes se cilat janë propozimet, ashtu siç e thashë më parë Banka Botërore është e gatshme ta mbështesë sektorin e energjisë në Kosovë dhe po ashtu do të shikojmë se si mund të ndihmojmë Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, tha ai.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj njoftoi Stavilecin e Godts me zhvillimet në të cilat po kalon KEK, operimet e përditshme dhe me këtë rast mori përkrahje të vazhdueshme që këto sfida të jenë më të lehta dhe qytetarët të kenë energji elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert