LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë shefi kundër krimeve, Musa Skura

Ndërron jetë shefi kundër krimeve, Musa Skura

Ka ndërruar jetë shefi kundër krimeve i rajonit të Burrelit, Musa Skura, i plagosur në krye të detyrës më 13 janar. Ai ndërroi jetë, mbrëmë rreth orës 10:30 në spitalin "Padre Pio" në Foxhia të Italisë, ku u transferua një javë më parë në gjendje tepër të rëndë, për shkak të dëmtimit të pesë organeve dhe hemorragjisë së brendshme.

Musa Skura u plagos mbrëmjen e 13 janarit gjatë një operacioni për arrestimin e anëtarëve të një bande kriminale. Në aksion e sipër, disa persona kanë shkëmbyer zjarr me efektivat blu. Për pasojë 57-vjeçari Musa Skura u plagos me një plumb në gjoks dhe dy të tjerë në trup, njofton Shekulli.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën nacionale Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Suç të rrethit të Matit. Pak orë pas ngjarjes, forcat policore arrestuan Allën, si dhe Vilson Milkurtin, si autorë të tentativës për vrasje.

Shefi i seksionit të krimeve u dërgua me helikopter në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 6 orë dhe më pas u transportua në spitalin e Foxhias në Itali me një avion të posaçëm për mjekim më të specializuar.

Fatkeqësisht Skura nuk ka arritur t’i mbijetoj plagëve të rënda, dhe nderoi jetë mbrëmë, bëjnë të ditur familjarët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori