LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë motoçiklisti i Moto GP, Nicky Hayden

Ndërron jetë motoçiklisti i Moto GP, Nicky Hayden

Një lajm i hidhur ka goditur sportin e motorëve pasditen e së hënës.

Nicky Hayden nuk ka mundur që të fitojë garën më të vështirë në jetën e tij, atë me jetën. Ish-piloti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin Bufalini në Cesena të Italisë.


35-vjeçari ka humbur jetën pas goditjeve që ka marrë në kokë gjatë një incidenti që pati të mërkurën e kaluar. Deri më tani ai ka qëndruar në koma në spital nën kujdesin intensive të mjekëve po fatkeqësisht nuk ia doli, raporton Albeu.

Ai po stërvitej me biçikletë bashkë me disa miq, kur u përplas me një makinë në një kryqëzim. Stafi i spitalit ku piloti amerikan ishte shtruar lëshoi sot këtë komunikatë.

“Kolegji mjekësor konfirmoi sot ndarjen nga jeta të pacientit Nicholas Patrick Hayden, që u shtrua në spital më 17 maj, në repartin e reanimacionit, pas disa problemeve të rënda shëndetësore të shkaktuara nga një aksident në të njëjtën ditë”, thuhet në një komunikatë nga spitali.

Hayden konsiderohet si një nga motoçiklistët më të mirë të viteve të fundit.