LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë artisti i njohur i muzikës xhaz Al Jarreau (Video)

Ndërron jetë artisti i njohur i muzikës xhaz Al Jarreau (Video)
-->

Raportohet se këngëtari i njohur i muzikësxhaz dhe R&B, AL Jarreu ka ndërruar jetë gjatë paraditës së sotme në moshën 76 vjeçare.

Sipas njoftimeve në mediat ndërkombëtare, shkaktari kryesor i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur, megjithatë raportohet se ikona e muzikës xhaz kishte probleme me frymëmarrjen dhe zemrën gjatë gjithë viteve të jetës së tij.

Al Jarreau shquhet si ndër këngëtarët më të mëdhenj të zhanrit të cilin e kultivoi, gjersa disa nga hitet e tij të padvkeshme janë: “Mornin”, “After All”, “We’re in This Love Together” dhe pa dyshim hitin absolut “Moonlighting” i kënduar në vitet 70-80.

Ka të edituar në treg plot 21 albume, pesë prej të cilave janë me këngë të interpretuara ‘live’.

Karriera e tij pasurohet edhe me shumë çmime nëpër kompeticione të ndryshme botërore, ku ndër to përmenden çmimet e fituara në “Grammy”, të cilat janë plot shtatë, ndërsa i nominuar ka qenë mbi 24 herë. /Telegrafi/