LAJMI I FUNDIT:

UP i ndan titullin “Honoris Causa” Shën Terezës

UP i ndan titullin “Honoris Causa” Shën Terezës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në një ceremoni rasti ka ndarë titullin “Doctor Honoris Causa”, për Shën Terezën.

Rektori i UP-së, Marjan Dema tha se Nëna Terezë e lartësoi emrin e shqiptarëve në mbarë botën duke afirmuar vlerat tona shqiptare.


“Nëna Terezë u bë ikonë e dashurisë universale. Ne ia kemi borxh t’i ngjajmë sado pak asaj sepse vetëm kështu mund ta respektojmë atë”, tha ai./Telegrafi/