0Shares

Mo Gong Ming, që është zyrtar i lartë në qytetin Yulin të Kinës, ka urdhëruar ndalimin e prerjes së qenve dhe shitjes së mishit të tyre në një festival tradicional.

Nga 15-22 qershor, kur këto kafshë dërgohen nëpër thertore, do të bëhet kontroll i rreptë dhe do të ndalohen aktivitetet e kasapëve, transmeton Telegrafi.

Qentë që mund të bëhen mish për ngrënie!

Të gjithë ata që kapen duke shkelur urdhëresën, do të gjobiten me deri në 15 mijë euro, ndërsa rrezikojnë arrestimin.

Shumë organizata për mbrojtjen e kafshëve, kanë bërë kërkesë të ndalohet kjo traditë, por nuk është ndërmarrë asgjë deri tash. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)