LAJMI I FUNDIT:

Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Melihate Deva-Nura (Foto)

Ndahet nga jeta veteranja e arsimit, Melihate Deva-Nura (Foto)

Veteranja e arsimit, mësuesja e devotshme Melihate Deva-Nura, u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, mëngjesin e 1 janarit 2017. Ajo ishte mësuesja e parë e shkollës shqipe në Mitrovicë, e cila arsimoi dhe edukoi shumë breza. Ndërsa ka bërë një jetë të vështirë burgjesh e tragjedish familjare.

U lind në Mitrovicë në vitin 1924, në një familje patriotike dhe arsimdashëse. Fëmijërinë dhe rininë e saj e kaloi në vendlindje. Ajo ishte një ndër femrat e para të Mitrovicës, që para Luftës së Dytë Botërore kishte mbaruar shkollimin fillor dhe të mesëm. Meqë në periudhën midis dy luftërave botërore nuk ka pasur shkolla në gjuhën shqipe, ajo u shkollua në gjuhën serbe. Më 1942 ndoqi edhe kursin pedagogjik në Prishtinë.


Pas kësaj u emërua mësuese në shkollën fillore “Skënderbeg”, ku punonin edhe Lina Shkreli, Bedri Gjinaj, Ali Gaxha, Jorgji Shuteriqi, Gjon Kabashi e Zehra Zhubi. Kontributi i saj në arsimimin dhe edukimin e brezit të ri, sidomos në përfshirjen e femrave shqiptare të këtij mjedisi në shkollë, ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Pas Luftës së Dytë Botërore u emërua mësuese në Gjakovë, por shpejt organet e OZN-së e burgosën për shkak të veprimtarisë së saj arsimore, kulturore e patriotike në Mitrovicë dhe në rrethinë. U lirua nga burgu me “urdhër” që të vazhdojë të punojë në shkollat shqipe të organizuara nga pushteti i ashtuquajtur “popullor”.

Gjithnjë ishte e përcjell dhe mbahej në shënjestër të organeve të pushtetit komunist. Sërish e arrestuan dhe e dënuan, por tash edhe për “fajet” politike të bashkëshortit të saj, Nevruz Nura. Pas lirimit të tij nga burgu, u shpërngulën në Gjilan, ku Me lihatja punoi mësuese e punëtore në Shkollën e Amvisnisë. Në vitin 1958, u vendosën në Prishtinë. Aty punoi edukatore në foshnjoren e qytetit, derisa u pensionua.

Ajo do të mbetet ikonë e shkollës dhe e arsimit shqip në Kosovë e më gjerë. Vlerësimi dhe falënderimi për punën dhe sakrificën e saj është bërë në mënyrë institucionale. Me dekretin nr. 811 të dt. 11 prill 1994, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, e dekoroi për meritat në hapjen e shkollave shqipe në Shqipërinë Veriore jashtë kufijve politikë të vitit 1913 të shtetit shqiptar (në vitet 1941-1944). Ndërsa, më 7 mars 2013, nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritës për kontributin e dhënë në emancipimin e gruas shqiptare përmes arsimimit dhe edukimit të saj.

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori