LAJMI I FUNDIT:

NBA: Spurs fitojnë edhe pa lojtarët kryesor

NBA: Spurs fitojnë edhe pa lojtarët kryesor

San Antonio Spurs ka mbrojtur rekordin më të mirë të NBA-së me një fitore impresive 103-89 ndaj Chicago Bulls, edhe pse ishte pa tre lojtarët kryesor për shkak të lëndimit.

Tony Parker (me probleme në gju), Tim Duncan (po ashtu me probleme gjuri) dhe Manu Ginobili (me leqen e këmbës), që të tre ishin jashtë fushe. Por Spurs u mbështeten në pikët më të larta të karrierës për nga Kawhi Leonard (26 pikë) dhe Danny Green (18 pikë), për të fundosur Bulls.

San Antonio ishte 76-75 në avantazh në çerekun e katërt, para se të kalojnë një seri 19-5 për ta vulosur fitoren e 41-të, rekorde të sezonit, krahas 12 disfatave.


Nate Robinson shënoi 20 pikë derisa Joakim Noah shtoi shtatë pikë dhe 15 kërcime për Bulls që pësuan disfatën e 21-të të sezonit (30 fitore). /Telegrafi/