LAJMI I FUNDIT:

NBA: Nets shtojnë presionin në Magic

NBA: Nets shtojnë presionin në Magic

Brooklyn Nets kanë shtuar presionin në Orlando Magic duke shënuar fitore 97-77 pas një paraqitje dominuese në çerekun e katërt.

Deron Williams shënoi 20 pikë dhe nëntë asistime dhe Brook Lopez shënoi 16 të tjera, për të ndihmuar Nets (27 fitore, 18 disfata), t’i japin fund dy disfatave radhazi që kur trajneri i ri P.J. Carlesimo morri nën drejtim skuadrës, pas shkarkimit të Avery Johnson muajin e kaluar.

Duke luajtur para publikut vendas, Brooklyn kaloi në avantazh 56-40 në pauzën mes pesëve. Magis më pas ngushtuan disavantazhin në 70-63 në çerekun e tretë, por Nets shënuan nëntë pikët e para të çerekut të katërt dhe shënuan gjashtë trepikësha për ta fituar takimin.

Magic kanë 14 fitore deri tash këtë sezon, ndërsa mbrëmë shijuan disfatën e 30-të. /Telegrafi/