LAJMI I FUNDIT:

NBA: LeBron vulos fitoren e Heat ndaj Lakers

NBA: LeBron vulos fitoren e Heat ndaj Lakers

LeBron James ka shënuar pikët më të larta të sezonit, 39, për të ndihmuar Miami Heat t’i mbijetojnë një rikthimi të vonshëm të Lakers dhe për të shënuar fitore 99-90 ne mes të Los Angelesit.

Vetëm disa orë pasi u mposht nga ylli i Lakers, Kobe Bryant, si lojtari më i votuar për ndeshjet All Star të vitit 2013, James mposhti rivalin e tij, duke kontribuar edhe me tetë asistime dhe shtatë kërcime, veçmas pikëve.

Dwyane Wade kontribuoi me 27 pikë të tjera për Miamin në ditëlindjen e tij të 31-të, derisa Bryant ishte më i miri te Los Angeles, me 22 pikë.


Heat kanë fituar tre dhe kanë humbur tre nga gjashtë ndeshjet e fundit në udhëtim, pas të cilave do të kthehen në fushë vendore për një varg ndeshjesh.

Me fitoren e mbrëmshme Miami çon në 26 numrin e fitoreve këtë sezon (12 disfata), derisa Lakers mbetet me 17 fitore dhe 22 disfata. /Telegrafi/