0Shares

Los Angeles Lakers kanë marrë edhe një goditje pasi qendra Dwight Howard ka pësuar një lëndim në disfatën tjetër të skuadrës, në udhëtim Memphis Grizzlies.

Howard u detyrua të largohet nga ndeshja në çerekun e dytë dhe nuk u kthye për të parë skuadrën e tij të mposhtet 106-93.

Howard mungoi tre ndeshje këtë muaj për shkak të një lëndimi në shpatulla, dhe lëndimi i ri vjen si goditje në momentin më të keq për Lakers, të cilët tash kanë humbur 10 nga 12 ndeshjet e fundit.

Los Angeles tash ka 25 disfata këtë sezon dhe 17 fitore dhe është jashtë pozitës që dërgon në play-ff. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)