LAJMI I FUNDIT:

NBA: Gallinari rikthen Nuggets kah fitoren

NBA: Gallinari rikthen Nuggets kah fitoren

Danilo Gallinari ka bërë një kontribut vital në rikthimin e tij në fushë, pasi italiani udhëhoqi Denver Nuggets në fitoren 97-90 ndaj Boston Celtics.

Gallinari kishte munguar dy ndeshje për arsye shëndetësore, por në rikthimin e sezonit të NBA-së pas pauzës disaditore për ndeshjen All-Star, ai shkëlqeu duke shënuar 26 pikë, përfshirë katër trepikësha, për të ndihmuar Nuggets t’i japin fund serisë së tre disfatave.

Kur ndeshja ishte 84-84 në çerekun e katërt Gallinari shënoi trepikëshin e tij të fundit dhe skuadra vendasi shijoi një seri 10-2 për të kaluar në avantazh të theksuar, që u tregua vendimtar në fund të takimit.


Ty Lawson po ashtu shënoi 26 pikë, derisa Kenneth Faried shënoi shatë pikë dhe 16 kërcime për Denver (34 fitore dhe 21 disfata).

Celtics (28 fitore dhe 25 disfata) kishin fituar shatë nga tetë ndeshjet e fundit por ishin të pafuqishëm në takimin e mbrëmshëm. Jeff Green udhëhoqi te Boston me 20 pikë, ndërsa Avery Bradley shtoi 17 të tjera. /Telegrafi/