LAJMI I FUNDIT:

NATO-ja ruajti stabilitetin në Ballkan

NATO-ja ruajti stabilitetin në Ballkan

Në vitin 1999 KFOR-i zbarkoi me 50 mijë trupa në Kosovë, përderisa 18 vjet më pas numri i pjesëtarëve të kësaj force në vend ka rënë në 4500. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan.

24 marsi i vitit 1999 është data kur Forcat Paqeruajtëse të NATO-s kishin nisur bombardimet mbi caqet serbe në Kosovë.

Kampanja ajrore e nisur nga aleatët ndërkombëtarë zgjati gjithsej 78 ditë, me qëllimin e vetëm, për ta ndalur tragjedinë që Serbia po shkaktonte në Kosovë.

Ndërkohë, si rrjedhojë e kësaj KFOR-i më 12 qershor të vitit 1999 zbarkoi në Kosovë.

Me këtë rast, sipas të dhënave që NATO-ja ia ka siguruar gazetës “Zëri”, KFOR-i fillimisht kishte hyrë në Kosovë me 50 mijë trupa.

Në ndërkohë, numri i pjesëtarëve është zvogëluar me kalimin e viteve, me ç’rast aktualisht në Kosovë janë gjithsej 4500 trupa nga 31 shtete të ndryshme të botës.

Nga ana tjetër, përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ish-pjesëtarë të UÇK-së e cilësojnë 24 marsin si datë historike me ç’rast, sipas tyre, kjo fushatë e bombardimeve bashkë me luftën çlirimtare sollën lirinë e Kosovës.

Ndërkaq, ekspertët ushtarakë konsiderojnë se vendosja e NATO-s në Kosovë ruajti stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori