LAJMI I FUNDIT:

Nata e Academy Awards, nominimet kryesore

Nata e Academy Awards, nominimet kryesore

Mesnatën e kësaj të diele (duke u gdhirë e hëna) zhvillohet ceremonia e 89-të ndarjes së çmimeve Oscar. Academy Awards ka kohë që ka publikuar listën e të nominuarve në evenimentin më të madh të kinematografisë.

Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet në Dolby Theatre për mbrëmjen më të rëndësishme të vitit kur bëhet fjalë për filmin. Nikoqir do të jetë komiku Jimmy Kimmel, kurse prezantuese janë edhe Lady Gaga, Anna Kendrick dhe Jennifer Hudson.

Për Lady Gaga kjo është hera e katërt që merr pjesë në ndarjen e çmimeve dhe artistja e parë të cilës i ka shkuar për dore që në të njëjtin vit të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar dhe Super Bowl.

Janë plot 24 kategori për të cilat do të ndahet nga një trofe Oscar. Më poshtë jua sjellim disa prej nominimeve kryesore:

Në kategorinë për filmin më të mirë garojnë
“Arrival”
“Fences”
“Hacksaw Ridge”
“Hell or High Water”
“Hidden Figures”
“La La Land”
“Lion”
“Manchester by the Sea”
“Moonlight”

A do ta fitojë "La La Land" çmimin 'Oscar'? (Foto)
Lexo po ashtu A do ta fitojë "La La Land" çmimin 'Oscar'? (Foto)

Në kategorinë për aktorin më të mirë në rolin kryesor konkurrojnë:
Casey Affleck (Manchester by the Sea)
Andrew Garfield (Hacksaw Ridge)
Ryan Gosling (La La Land),
Viggo Mortensen (Captain Fantastic)
Denzel Washington (Fences)

Në kategorinë për aktoren më të mirë në rolin kryesor konkurrojnë
Isabelle Huppert (Ona)
Ruth Negga (Loving)
Natalie Portman (Jackie)
Emma Stone (La La Land)
Meryl Streep (Florence Foster Jenkins)

Për regjinë më të mirë janë nominuar
Denis Villeneuve (Arrival)
Mel Gibson (Hacksaw Ridge)
Damien Chazelle (La La Land)
Kenneth Lonergan (Manchester by the Sea)
Barry Jenkins (Moonlight)

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori