LAJMI I FUNDIT:

Napoli pas talentit të Fiorentinas

Napoli pas talentit të Fiorentinas

Napoli thuhet se po konsideron një ofertë për yllin e Fiorentinas dhe Itali U-21 Federico Chiesa.

Sipas mediumit Il Mattino, Chiesa “pëlqehet shumë” nga trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, i cili e sheh anësorin si zëvendësues të përkryer për Jose Callejon.


Fiorentina po rritë në skuadër të bijtë e legjendave të futbollit (Foto)
Lexo po ashtu Fiorentina po rritë në skuadër të bijtë e legjendave të futbollit (Foto)

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Fiorentina është e gatshme të ndahet me italianin, pasi Federico Bernardeschi, Borja Valero dhe Nikola Kalinic, të gjithë mund të largohen këtë afat kalimtar.

Chiesa, 19 vjeç, ka gëzuar një fushatë të suksesshme në 2016-17, duke shënuar pesë gola dhe duke ndihmuar me katër asistime në 36 paraqitje për Violën.

Çmimi i talentit italian besohet të jetë mbi 15 milionë euro. /Telegrafi/