LAJMI I FUNDIT:

Nafta në pikën më të lartë në tre muajt e fundit

Nafta në pikën më të lartë në tre muajt e fundit

Kontratat e naftës kanë vazhduar me rritje edhe të premten të mbështetura në rritjen e tensionit në Lindjen e Mesme që kërcënon me çrregullim të furnizimit botëror me naftë. Aktualisht kontratat e naftës gjenden në pikën më të lartë në tre muajt e fundit.

Megjithatë masa e rritjes së çmimit në ditën e sotme ka qenë e kufizuar nga indeksi menaxherial i manifakturës së kinës që rezultati zhgënjyes për janarin dhe zgjon frikën për reduktim të konsumit energjetik në ekonominë e dytë të botës.

Me sesionin e sotëm nafta Brent pritet të mbyllë dhe performancën më të mirë javore në dy muajt e fundit, ndërsa nafta bruto amerikane do të mbyllë javën e tetë në radhë me rritje.


Për momentin nafta bruto Brent e Londrës për marsin u rrit 27 cent në 115.82 dollarë për fuçi, nafta bruto amerikane për marsin u rrit 8 cent në 97.57 dollarë për fuçi. /Telegrafi/