0Shares

Kontratat e naftës kanë qenë të qëndrueshme të mërkurën dhe regjistrojnë ndryshime shumë të vogla. Tregu energjetik është në pritje të përfundimit të takimit të bordit të politikës monetare në Bankën Qendrore Europiane.

Tregu është në pritje dhe të publikimit të raportimit mbi prodhimin e brendshëm bruto të Kinës si dhe në sezonin e raportimit të fitimeve nga korporatat në Shtetet e Bashkuara.

Në treg ka ndikuar edhe raporti mbi rritjen e stokut të hidrokarbureve në SHBA gjatë javës së kaluar. Nafta bruto Brent e Londrës për shkurtin ra 3 cent në 111.91 dollarë për fuçi. Nafta bruto amerikane për shkurtin ra 11 cent në 93.04 dollarë për fuçi. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)