LAJMI I FUNDIT:

MZHE me platformë online për përcjelljen e zbatimit të planeve të EE

MZHE me platformë online për përcjelljen e zbatimit të planeve të EE

Platforma për Monitorim dhe Vlerësim është një instrument tejet i rëndësishëm që në të përcjellim zbatimin e planit nacional dhe planeve komunale për Efiçiencë të Energjisë, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me rastin e pranimit të kësaj platforme.

Kreu i MZHE-së ka falënderuar GIZ edhe Qeverinë Gjermane për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat e energjisë, po me një theks të veçantë në fushën e efiçiencës, e cila tashmë sikurse në vendet tjera, ashtu edhe në Kosovë zë një vend meritorë në politikëbërjen institucionale.


Ministri Stavileci tha se në Strategjia e Energjisë 2017-2026 është në fazën finale dhe pjesë e saj përveç burimeve tradicionale, një vend të rëndësishëm zënë dhe burimet e ripërtërishme të energjisë sidomos pjesa që lidhen me efiçiencën e energjisë.

“Ne tashmë në të dyja nivelet edhe me nivelin qendror edhe me nivelin lokal kemi projekte konkrete me institucione ndërkombëtare financiare siç është Banka Botërore por edhe me partnerë tjerë me të cilët jemi duke i zhvilluar projektet e Efiçiencës”, tha Stavileci.

Për herë të parë tregoi ai, është buxhetuar pjesa e programit financiar për krijimin e Fondit për EE.

Ministri Stavileci tha se në këtë linjë shkojnë edhe përpjekjet e Kosovës në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ku sivjet Kosova ka Presidencën.

Përfaqësuesja e Ambasadës të Gjermanisë në Kosovë, Henriette Koetter, tha se efiçienca e energjisë është një aspekt shumë i rëndësishëm për kursimin e energjisë. “Siç e theksoi Ministri, Gjermania ka energjinë si fushë fokusi, ku mbështet Kosovën në përmbushjen e Strategjisë së ardhshme të Energjisë, por natyrisht edhe strategjinë aktuale, dhe kemi projekte të veçanta në efiçiencën e energjisë me komunat, që realizohen nga KfW. Me ORF, kemi kënaqësinë të punojmë së bashku në disa shtete në rajon në fushën e efiçiencës së energjisë, dhe po ashtu me projektin e ardhshëm të dedikuar të asistencës teknike që do të fillojë këtë vit në efiçiencë të energjisë në Kosovë.”, tha ajo.

Ottilie Mooshofer përfaqësuese e GIZ, ka ORF-në për këtë punë të suksesshme që kanë kryer në këtë platformë, duke i dëshiruar Kosovës dhe të gjitha shteteve pjesëmarrëse suksese me këtë platformë, duke i siguruar që do kjo do të ketë ndikim të konsiderueshëm në monitorimin e efiçiencës së energjisë.
Ndërsa, Dubravka Bosnjak nga Fondi Rajonal i Hapur Efiçienca e Energjisë tha se nën ombrellën e Komunitetit të Energjisë (KE), projekti rajonal i GIZ ORF EE ka mbështet Qeverinë e Kosovës si dhe qeveritë e shteteve tjera në rajon në zhvillimin e programit për monitorim dhe verifikim të zbatimit të politikave në fushën e efiçiencës së energjisë.

Ndryshe, qëllimi i dorëzimit të kësaj platformë për Kosovë, si shtet partner në projektin e Fondit të Hapur Rajonal për Evropën juglindore – Efiçienca e Energjisë (ORF EE), është në ofrimin e mbështetjes për hartimin me efikas të politikave në sektorin e efiçiencës së energjisë, gjithashtu edhe në arritjen e caqeve të BE 2020 për kursim të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori