LAJMI I FUNDIT:

MWC: Nokia zgjeron linjën Lumia edhe me dy modele të reja

MWC: Nokia zgjeron linjën Lumia edhe me dy modele të reja

Në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, Nokia ka prezantuar dy modele të reja të telefonave të mençur të linjës Lumia – për ta zgjeruar portfolion e telefonave të saj Windows 8, e cila sot ofron 5 modele të ndryshme të telefonave.

Me lansimet e modeleve të reja, Nokia synon të plotësojë boshllëkun mes modeleve të saj me çmime të ndryshme, për të ofruar më shumë zgjidhje për konsumatorët që nuk duan të paguajnë shumë për një telefon të mençur mobil me platformën e Microsoft.

Dy modelet e reja të telefonave nga Nokia janë Lumia 720, i cili rangohet më lartë se sa Lumia 620, dhe Lumia 520, i cili ka çmim më të ulët, i cili nuk e tejkalon shumën prej 139 eurosh.


Modeli i ri i cili cilësohet si mesatar, Lumia 720 kushton rreth 249 euro, dhe synon të marr treg të ri në Azi, dhe menjëherë pas lansimit, China Mobile ka thënë se do ta bëjë porosinë e re gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa nuk dihet se kur do të vijë në Evropë dhe SHBA.

Ndërsa, modeli tjetër me processor dual-core 1GHz, Lumia 720 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 4.3 inç dhe ndërfaqen Clear Black, dhe rezolucion të njëjtë të ekranit sikurse Lumia 520. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Kalo në kategori