Yllka Kuqi, këngëtarja e bukur e baladave dhe këngëve qytetare, këtë vit ka qenë më aktive se asnjëherë në muzikë. Fillimisht me një këngë plot ritëm, dhe më pas me një baladë mbresëlënëse dedikuar nënës, është kjo Yllka e cila nuk i tha “Jo” intervistës për Telegrafin, duke rrëfyer më të rejat në karrierën e saj.
Përveç se një këngëtare, ajo ka edhe një profesion tjetër të cilin e praktikon në përditshmëri. Joshëse dhe me stil, e rrethuar me plot dashuri nga bashkëshorti dhe familjarët, me pak fjalë, e përmbushur në çdo aspekt në jetën e saj private, është kjo Yllka Kuqi.
Yllka, keni qenë shumë aktive kohëve të fundit me projekte muzikore. Na trego pak sa ke ndjerë lodhje gjatë gjithë kësaj kohe që vazhdimisht ke qenë e angazhuar?
Po e vërtetë që jam përkushtuar më shumë rreth muzikës, dhe krahas lodhjes që është normale,kam ndjere edhe shumë kënaqësi, dhe kjo sigurisht që e mund lodhjen pastaj.
Kënga “Jeton në mua” na solli festën e 8 marsit në një formë më të veçantë, mbase edhe pak më të ndjeshme. Si lindi ideja për këtë projekt?
Është një projekt i nisur nga emocionet dhe përvoja personale të autores së tekstit, Mubera Krijezi, dhe mua sigurisht, ndaj vendosëm ta ndajmë këtë pjesë të shtrenjtë tonën edhe me të tjerët.
Shumë personazhe të njohur të inflirtuar brenda klipit, ndër ta edhe Nexhmije Pagarusha. Si jeni nderë që patët fatin të keni edhe shumë artistë të tjerë brenda klipit, në veçanti “Bilbilin e Kosovës”?
Është kënaqësi të bashkëpunosh me profesionistë dhe artistë që janë jo vetëm të dashur për publikun, por edhe kanë shpirt të madh. Prezenca e Pagarushës e ka madhështu gjithë këtë projekt dhe ka qenë një pjesë e veçantë e gjithë kësaj kënge.
“I kena fol” ishte gjithashtu një projekt i suksesshëm, i cili e solli më ndryshe Yllkën. Na trego pak si lindi ideja për këtë ndryshim dhe bashkëpunimin e parë me “RedBox”?
Thjeshtë ka qenë ideja me bashkëpunu me “RedBox”, edhe pse jo me eksperimentu pak në një përzierje të rrymave muzikore, gjë që erdhi lezetshëm dhe u prit mirë përgjithësisht.
Dukeni gjithnjë bukur në paraqitjet tuaja, por kohëve të fundit ka edhe nga ata që iu kanë ‘gjykuar’ pak për ekstravagancën. Sa ju pengon kjo pjesë, dhe çfarë mendoni ju paraqitjen tuaj?
Ekstravaganca është pjesë e artit dhe besoj tregon edhe guximin që artistët kanë në përgjithësi. Ekstravagancë nuk d.m.th “keq ose mire”, por diçka jo e zakonshme dhe e guximshme, gjë që mua më pëlqen ta bëj ndonjëherë. E gjykimi është pjesë e jetës, ne jemi njerëz dhe jemi të mësuar të gjykojmë, diçka na pëlqen e diçka jo, varet nga momenti, shija, disponimi etj. Përpiqem të mos i gjykoj ata që gjykojnë.
Ndërkohë vazhdoni të jeni shumë e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore. Ndjeheni e lodhur ndonjëherë nga puna e tepërt?
Lodhja është pjesë e punës, por me që e bëj këtë punë me shumë kënaqësi, lodhja është më shumë momentale dhe suksesi e dominon duke e bërë pothuajse të padukshme.
Shumë vite në skenë me shumë projekte, cilin e cilësoni si një ndër momentet më të suksesshme në karrierën tuaj?
Ka pas shumë momente të tilla. Por periudha më e suksesshme besoj janë tri vitet e fundit në përgjithësi.
Ndërkohë jeni e martuar dhe jetoni në Gjakovë. Përveç muzikës dimë që jeni edhe psikologe. Si e gjen Yllka veten në profesionin tjetër dhe a e ushtron me po aq kënaqësi sa muzikën?
E ushtroj me shumë kënaqësi dhe kjo është arsyeja që nuk kam hequr dorë nga asnjëra. Shkollimi më ka dhënë avantazhe të shumta në jetë dhe më ka përmbush personalisht, andaj e konsideroj si pasuri të madhe që e kam.
Çfarë mendimi keni për festivalet e sotme, dhe a është ‘shuar’ Yllka e dikurshme e cila merrte pjesë në festivale dhe rrëmbente gjithmonë çmime?
E kam përmbush veten më duket shumë më herët në fillimet e mia në festivale dhe kjo shpjegon ndoshta mospjesëmarrjen kohëve të fundit.
Po tregun muzikor si e vlerësoni, cilat janë sipas jush mangësitë me të cilat po përballet estrada?
Në fakt ka aq shumë llojllojshmëri e prurje në muzikën shqiptare sa që nuk po më bien ndër mend mangësitë. Ka vend për të gjithë, dhe tregu është mjaft i hapur.
Keni në plan ndonjë projekt të ri muzikor tani që po afrojnë muajt e nxehtë?
Po, sigurisht që kam shumë projekte në plan, por besoj do jetë më mire t’i bëj të ditur për publikun në momentin që do të filloj t’i realizoj.
Jeni gjithnjë në top formë. Si arrini ta më mbani të ekuilibruar trupin?Cili është çelësi i vitalitetit tuaj?
Jetoj shëndetshëm edhe përpiqem të kem kujdes në ushqim dhe jetën që bej. Por jetoj normal, nuk bëj diçka të jashtëzakonshme.
Yllka, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Cila do të ishte porosia jote për fansat ose thënë më mirë për artdashësit e muzikës?
Fansave ju them që ju jeni ushqim për të gjithë artistët edhe ju jeni suksesi jonë. Faleminderit, e juaja Yllka Kuqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkurta Haxhiu: Asgjë nuk mund ta evitojë atë që fati të ka përcaktuar
Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së: Intervistë me shkas e me shkak
Shkencëtarja Dr. Lumnije Kqiku-Biblekaj për çmimin “Personalitet nderi me medalje të artë” në Graz: Shkencën dhe mjekësinë i ndjej në shpirt
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert