0Shares

Kompania Ford ka paralajmëruar se do të vazhdojë prodhimin e versionit më të fuqishëm Mustang.

Edhe pse ishte thënë se Ford do të ndërpresë prodhimin e Shelby Mustang, i cili ofrohet në versionet GT350 dhe GT350R, në kompani thonë se kanë sjellë vendimin për vazhdimin e prodhimit.

Pa ndryshime në karrocerinë atraktive, Mustang Shelby GT350 dhe GT350R, të cilët në shitje do të arrijnë në fillim të vjeshtës, do të ofrohen tri ngjyra të reja të karrocerisë (Kona e kaltër, Lead Food e hirtë dhe Fury e portokalltë). Të dy versionet do të kenë edhe më tej motorin 5,2 litra V8, i cili disponon me 530 kuaj fuqi dhe ofron 582 Nm.

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht, versioni GT350 mund të ofrohet edhe me ndërrues automatik të shpejtësive, transmeton KosovaPress.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)