LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Zhvillimi ekonomik, prioritet i Qeverisë

Mustafa: Zhvillimi ekonomik, prioritet i Qeverisë

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së Kosovës.

Sipas tij këtë prioritet Qeveria e ka vazhduar me bisedime me investitorët dhe është arritur të përmirësohet pozita e shtetit në indekset botërore.


“Po ashtu Kosova në Forumin Botëror të investitorëve Kosova e ka marrë vendin e parë për mbështetje ekonomike. Do të mundohemi të përmirësojmë klimën e investimeve në mënyrë që të kemi investime të huaja”, tha Mustafa duke folur në konferencën “Dialogu për investime” që është mbajtur sot në Prishtinë.

Mustafa tha se është arritur që gjatë kësaj periudhe të ulin numrin e papunësisë dhe se tregu i punës në Kosovë është mjaft fleksibil.

Në këtë konferencë ka folur edhe shefja e zyrës së BE-së për Kosovën Nataliya Apostolova, e cila tha se qëllimi i këtij takimi është që të thërrasin të gjitha autoritetet relevante për çështje të caktuara që të diskutojnë për problemet në investime.

Edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se sa i përket ambientit të biznesit në Kosovë ka pasur përmirësime.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian, Shpend Balija prezantoi sfidat dhe arritjet në shumë sektorë të ekonomisë në të cilët veprojnë bizneset dhe korporatat evropiane në Kosovë, ndërsa u fokusua në problemet e pazgjidhura në industrinë e telekomunikacionit, ku përkundër trendit rënës në të hyra në telefonitë mobile në Kosovë, çmimi që po detyrohen operatorët mobil të paguajnë për resurset frekuencore është tejet i lartë.

Balija e paraqiti shembullin dhe krahasimin e çmimeve të brezit frekuencor në Kosovë dhe në Slloveni dhe tha se sipas analizave të tyre, ky çmim në tregun tonë është nëntë herë më i lartë sesa ai që e aplikon Sllovenia, si shtet me ekonomi shumë herë më të fuqishme. Por përveç kritikave dhe çështjeve të hapura, drejtori i Këshillit të  Investitorëve Evropian poashtu tha se janë zgjidhur shumë probleme në sektorë të ndryshëm që nga viti i kaluar.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tha se viti 2017 do të jetë viti i Kosovës së Re, për të cilin tha se qe një vit janë zhvilluar biseda me investitorin amerikan. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
OnePlus 10 Pro më në fund lansohet në Kinë - specifikat dhe detajet

OnePlus 10 Pro më në fund lansohet në Kinë - specifikat dhe detajet

Teknologji
Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Apple: iPhone do të paralajmërojë përdoruesit për fotografi eksplicite

Teknologji
Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Google çaktivizon përkohësisht “gjendjen e trafikut Live” në aplikacionet e shërbimit të hartës në Izrael

Teknologji
SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

SHBA 'nuk do të tolerojë' ndalesën e Kinës për çipat Micron

Teknologji
Kalo në kategori