LAJMI I FUNDIT:

Mustafa thotë se Qeveria ka shënuar progres historik në ekonomi

Mustafa thotë se Qeveria ka shënuar progres historik në ekonomi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka komentuar miratimin e pakos fiskale 2.0.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Mustafa, ka thënë se, me dy pakot fiskale, do të fuqizohet sektori privat, duke pretenduar se Qeveria që ai drejton ka arritur sukses historik në ekonomi, transmeton lajmi.net


“Miratuam sot Pakon Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat do të kenë impakt të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit”, ka shkruar kryeministri në detyrë i vendit.

Postimi i plotë i Mustafës:

Miratuam sot Pakon Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat do të kenë impakt të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

Qeveria jonë, përmes dy pakove fiskale, reformave thelbësore dhe në dialog të vazhdueshëm me bizneset, ka shënuar progres historik në ekonomi, duke arritur rritjen më të madhe në rajon, duke rritur investimet e huaja, me Buxhet mbi 2 miliardë euro dhe rezultate të tjera për të cilat kemi marrë vlerësimet më të larta nga institucionet më kredibile globale.

Vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate të prekshme për shtetin, për ekonominë, për bizneset dhe për qytetarët.