LAJMI I FUNDIT:

Mustafa thotë se “koalicioni i mesnatës” po mashtron me liberalizmin e vizave

Mustafa thotë se “koalicioni i mesnatës” po mashtron me liberalizmin e vizave

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, duke komentuar takimin me strukturat e degës së parë të LDK-së në Prishtinë, ka akuzuar rivalët politikë nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, se po mashtrojnë qytetarët lidhur me liberalizmin e vizave.

Mustafa ka thënë se “Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës”, transmeton Telegrafi.


Postimi i Mustafës:

“Kodra e Trimave në kryeqytet është mobilizuar për t’i dhënë fitoren e radhës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj.

Gjatë takimit me anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Prishtinë, e pash se fitorja është e sigurt dhe se Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/