LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Të përkrahen nxënësit që merren me matematikë

Mustafa: Të përkrahen nxënësit që merren me matematikë

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa ka takuar sot pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil.

Ai tha se duhet të bëjnë  ndryshime në sistemin arsimor që të përkrahen shumë më tepër nxënësit që merren me matematikë.


Sipas tij, arritja e këtij suksesi vjen prej punës dhe sakrificës së profesorëve të kësaj lëmie.

“Për neve kjo është edhe një pranim i angazhimit të profesorëve të nxënësve të shkollës së Kosovës dhe i ngritjes së cilësisë. Është sigurisht një tregues i sakrificës, i punës, angazhimit, durimit por edhe i zotimit për rezultate. Për neve kjo është e veçantë sepse ne ardhmërinë e këtij vendi e kemi te të rinjtë… Ne duhet të bëjmë  ndryshime në sistemin arsimor që ato të veçohen të përkrahen shumë më tepër të kemi më shumë nxënës që merren me matematikë që merren me kimi, biologji, që merren me fushat të cilat ne duhet të bëjmë konkurrencë me vendet të tjera jo vetëm në regjion, në Bashkimin Evropian, por edhe në glob në përgjithësi. Po ashtu duhet të ndërtojmë sisteme të nxitjes stimulimit edhe të përkrahjes së nxënësve edhe të njerëzve që punojnë me nxënës, sepse jemi të interesuar që këto rezultate të jenë më të mëdha. Po ashtu njerëzit të marrin meritat për punën që e bëjnë“, tha Mustafa.

Fituesi i medaljes së bronztë në Brazil, Shend Zhjeqi, tha se me matematikë hapen rrugët dhe jepet mundësia e pjesëmarrjes në gara.

“Sa i përket garës ndërkombëtare ku kemi qenë pjesëmarrës ne dhe e kemi paraqitur Kosovën sivjet, ajo është diçka që na ka mbetur kujtim dhe na ka inkurajuar që të studiojmë matematikë. Jo vetëm në fakultet por edhe në shtëpitë tona. Nuk është e domosdoshme vetëm të studiojmë matematikë edhe shkenca të tjera, mirëpo matematika mendoj se do të ecë përpara me anën e garave. Unë mendoj personalisht që të studioj jashtë”, tha Zhjeqi.

Profesori Ramadan Limani, ka thënë se ky është një sukses i arsimit në përgjithësi të Kosovës. Ai ka përmendur edhe nxënësit e tjerët, cilët nuk kanë arritur  të marrin medalje, por që janë shpërblyer me mirënjohje.

“Po ky është sukses në radhë të parë i matematikës dhe arsimit në përgjithësi në Kosovë. Është gara më e suksesshme e ekipit tonë prej kur ka filluar ekipi jonë të marrë pjesë në këtë garë ndërkombëtare të matematikës. Kështu që unë jam personalisht i kënaqur dhe i përgëzoj këta nxënës. Shendi ka marrë medaljen e bronztë, Ardita ka marrë mirënjohje… Viktori ka marrë mirënjohje, kështu që është një sukses jashtëzakonisht i mirë për ekipin e Kosovës këtë vit“, tha Limani. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori