LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Sulmi ndaj Ollurit, i papranueshëm dhe i ulët

Mustafa: Sulmi ndaj Ollurit, i papranueshëm dhe i ulët

Kryeministri  në detyrë Isa Mustafa, e ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, duke thënë se në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme.

Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se beson në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës.


“Është shumë shqetësues lajmi për sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj Kryeredaktorit të Insajderit, Parim Olluri. Në një shoqëri, në të cilën duhet të kultivohet e drejta e fjalës publike, aktet e tilla janë të ulëta, të papranueshme dhe të dënueshme. Besoj shumë në efikasitetin e organeve shtetërore për të sjellë para drejtësisë akterët e dhunës”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/