LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Rruga e Trepçës është e pa kthim

Mustafa: Rruga e Trepçës është e pa kthim

Kryeministri i Kosovës, sot ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg, ku ka takuar menaxhmentin e këtij kombinati.

Mustafa potencoi se Trepça tashmë ka marr rrugën e vet dhe e ardhmja e saj është pa kthim.


“Trepça ka marr rrugën e vet. Ligji në mënyrën më të mirë e ka bërë zgjidhjen për perspektivën e Trepçës dhe tani vetëm se duhet të punojmë. Jemi përcaktuar që ta forcojmë Trepçën, që Trepçën ta organizojmë si korporatë moderne dhe Ligji pikërisht e mundëson këtë organizim”, ka thënë Mustafa.

Në anën tjetër, menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmava, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të Ligjit për Trepçën, ata do të marrin të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, duke premtuar se edhe pritjet e shumta të qytetarëve do të bëhen realitet.

Kryeministri Mustafa, e ka vizituar edhe komunën e Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri.

Mustafa tha se Mitrovica është qytet specifik dhe ka shumë çështje të cilat meritojnë vëmendjen e qeverisë.

Kryeministri në këtë vizitë ishte në shoqëri të ministrave, atë të Ekonomisë Avdullah Hoti dhe atë të Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci.