LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Refugjatët kosovarë shembull për vendet tjera

Mustafa: Refugjatët kosovarë shembull për vendet tjera

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Samitin e Komisioneve Parlamentare për Punë të Jashtme, ka folur për krizën e emigracionit.

Ai foli dhe për migrimin e qytetarëve kosovarë dy vite më parë, ku një fluks i madh i qytetarëve ia kishin mësyrë vendeve të BE-së, por tha se institucionet e Kosovës në bashkëpunim dhe më shtete tjera, kanë arritur që ta parandalojnë këtë fluks të refugjatëve dhe se tani numri i tyre është simbolik.

“Ky fluks, siç doli më vonë, ishte organizuar nga ndërmjetësues nga vende të ndryshme, të cilët për përfitime materiale, kishin nxitur qytetarët tanë të migrojnë duke iu premtuar punë dhe jetë stabile në vendet e BE-së. E gjithë kjo u mundësua me hapjen e korridoreve nga ana e Serbisë, e cila lejonte qytetarët tanë që të kalojnë përmes territorit të saj por jo dhe të kthehen. Në bashkëpunim me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe me presionin që iu bë Serbisë nga BE, arritëm të ndalim këtë korridor, të parandalojmë fluksin e migrimeve dhe të kthejmë vetëm në vitin 2015 rreth 20 mijë qytetarë tanë që kishin migruar përmes këtij korridori. Në mesin e vitit 2015, ne frenuam këtë proces dhe prej atëherë migrimi është simbolik dhe nuk paraqet dukuri për vendin tonë. Tani ajo që i nevojitet vendit tonë, është një mbështetje më e madhe nga BE në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, investimeve të huaja, që do t ë vinin në Kosovë dhe të liberalizimit të vizave”, tha ai, raporton KP.

Mustafa foli dhe për krizën e refugjateve nga lindja e mesme, për te cilën tha se nuk e preku Kosovën në mënyrë të drejtpërdrejtë, por ka pasur efekte anësore. Ndërsa foli dhe për refugjatët kosovarë të vitit 1999, për të cilët tha se u kthyen vullnetarisht në vendin e tyre, duke pohuar se ky është një shembull, i cili duhet të zbatohet dhe vendet tjera.

“Dukuria e ndërtimit të mureve dhe mbrojtjes me mure nga refugjatët, mund të jetë shkak që edhe Kosova në të ardhmen mos të mbetet jashtë rrezikut, të fluksit të refugjatëve. Konsideroj se ky problem në mënyrë më efikas duhet të zgjidhet në burim aty ku lind në Siri, Irak, Afganistan, Libi, aty duhet të krijohen kushtet që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të sigurt. Problemin e refugjatëve në Kosovë në vitin 1999, nuk do ta kishim zgjidhur duke vendosur qytetarët tanë në vende të ndryshme, por ky problem u zgjidh duke e ndihmuar Kosovën që të çlirohet dhe të zhvillohet si vend i pavarur. Njerëzit tanë u kthyen, jo me dhunë por në mënyrë vullnetare nga vendet e BE së, nga Turqia dhe SHBA-të. Ata u kthyen vullnetarisht duke mbetur një numër i vogël simbolik jashtë mbi bazën e refugjatëve, shembulli ynë nuk duhet të mbetet rast i veçante por duhet ë zbatohet dhe vendet tjera, ku po kryhen krime te tm errshme ndaj popullatës civile”, tha Mustafa.

Mustafa foli dhe për luftën që Kosova ka zhvilluar kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe fluksin e konsiderueshëm të qytetarëve kosovarë në frontet e luftës në Siri dhe Irak, gjatë viteve të kaluara, dhe parandalimit të bashkëngjitjes së qytetarëve në luftërat e huaja. E gjithë kjo sipas tij është arritur, falë angazhimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, organeve të sigurisë dhe institucioneve tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori