LAJMI I FUNDIT:

Mustafa falënderon SHBA-të për 50 milionë dollarët e dhuruara

Mustafa falënderon SHBA-të për 50 milionë dollarët e dhuruara

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa e ka quajtur lajm të mrekullueshëm ndarjen e  49.6 milionë dollarëve për Kosovën nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, duke treguar se ku do të investohen këto mjete, ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës, transmeton Telegrafi.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë,

Një lajm i shkëlqyeshëm sapo na erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

49.6 milionë dollarë janë ndarë nga Bordi i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën.

Këto mjete do të investohen në projekte të efiçienës energjetike, ambientit dhe sundimit të ligjit.

Qeveria e Kosovës me punë intensive dhe në bashkëpunim me ekspertët amerikanë ka arritur një shumë rekorde të dedikuar nga Agjencioni Federal MCC për programet “Threshold” kudo në botë.

Kosova është falënderuese për përkrahjen e përhershme të Qeverisë dhe të popullit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/