LAJMI I FUNDIT:

Mustafa falënderoi EPP-në për përkrahjen e Kosovës në proceset eurointegruese

Mustafa falënderoi EPP-në për përkrahjen e Kosovës në proceset eurointegruese

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Franz Schausberger.

Në takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Mustafa e njoftoi nënkryetarin Schausberger për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.

Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për përkrahjen e madhe të EPP-së në proceset eurointeguese të Kosovës dhe në rezultatet e arritura deri më tani.

Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Franz Schausberger, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës, në të gjitha fushat.

Duke shprehur përkrahjen e mëtejme të EPP-së për Kosovën, Schausberger theksoi mbështetje të veçantë për proceset e ardhshme integruese evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori