LAJMI I FUNDIT:

Mustafa i beson akademik Islamit, kundërshtuesit i quan “pallavraxhi e zhurmaxhinj”

Mustafa i beson akademik Islamit, kundërshtuesit i quan “pallavraxhi e zhurmaxhinj”

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, pas marrjes së raportit nga Komisioni për matjen e territorit të Kosovës, thotë se Kosova nuk ka humbur territor në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, pyet se “… me çfarë të drejte disa pallavragji dhe zhurmagji, që argumentin më të madh e kanë të qesin me dorë dhe të shkundin letra të pavlera po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur (nga përgjegjësia e tyre)”, transmeton Telegrafi.

“Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale”, thotë Mustafa.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Miq të nderur,
Kryetari i Komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës ma dorëzoi Raportin mbrëmë për të dhënat faktografike për territorin e Kosovës.

Akademik Hivzi Islami, kryetar i ASHAK me një sjellje dinjitoze, urtësi dhe plotë peshë të përgjegjësisë para shtetit dhe para kombit, tha se kanë bërë një punë me përkushtim për Kosovën, ai dhe anëtarët e këtij Komisioni. U ndjeva i nderuar që një akademik si Hivzi Islami, njeri që i ka dhënë shumë shkencës së Kosovës dhe shumë kuadro këtij vendi, drejtoi punën e një ekipe profesionale e cila i ofroi faktet e fundit Kosovës për territorin e saj.

Dhe deri sa vështroja Kryeakademikun tonë se me çfarë përgjegjësie nxjerr fjalët për të shprehur peshën e një punë që kanë kryer, mendoj se me çfarë të drejte disa pallavragji dhe zhurmagji, që argumentin më të madh e kanë të qesin me dorë dhe të shkundin letra të pavlera po na maltretojnë në emër të shkencës dhe ekspertëve të pavarur (nga përgjegjësia e tyre).

Komuna e Pejës, ajo e Istogut, Deçanit dhe Junikut që kufizohen me Malin e Zi konfirmojnë se nuk e kanë humbur asnjë pjesë të territorit të tyre.

Kosova nuk ka humbur territor në shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Qytetarët e Kosovës duhet të lëvizin lirshëm në vendet e Shengenit. Askush nuk ka të drejtë të pengoj këto procese as për interesa politike e as materiale.

Këtë punë duhet ta bëjmë ne shqiptarët e Kosovës dhe komunitetet joshumicë që nuk diktohen nga Serbia.

Kemi akoma mjaftë kundërshtar të pavarësisë sonë, pengues të proceseve shtetndërtuese dhe ithtar të izolimit të qytetarëve tanë. Nuk ka nevojë që edhe dikush tjetër të bëhet ndihmëtar i tyre” (sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori