LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Muri duhet të rrënohet sa më parë

Mushkolaj: Muri duhet të rrënohet sa më parë

Një ditë para rifillimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, njohësi i rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se muri i ndërtuar në veri të vendit duhet të rrënohet sa më parë.


Mushkolaj tha për Telegrafin se për përfitime politike mund të ndodh që rrëzimi i murit mund të lidhet me data të veçanta.

Se a do të rrëzohet muri para 17 shkurtit, apo do të pritet kjo datë, Mushkolaj tha “…Kjo gjë është banale dhe nuk do të duhej të ndodh. Sipas rezolutës së Kuvendit, muri duhet të rrëzohet brenda janarit. Por, duket se pushteti do të provojë që edhe këtë çështje kaq të ndjeshme ta shfrytëzojë për qëllime dhe përfitime të vetat. E ulët dhe e mjerë”.

Ndryshe, autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ndërtimin e murit në Mitrovicë të veriut si një nga provokimet më të rënda ndaj Kosovës dhe institucioneve të saj.

Derisa pala serbe thotë se muri është pjesë e projektit të Komunës të Mitrovicës veriore, pala kosovare potencon se ky ndërtim është ilegal.

Edhe Kuvendi i Kosovës ditë më parë ka miratuar një Rezolutë, përmes së cilës i kërkon qeverisë që ta rrënoj atë brenda muajit janar të 2017-së.

Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ditë më parë është shprehur i bindur se muri do të largohet, ndërkaq institucionet e Kosovës do ta marrin përsipër si aspektin financiar, ashtu edhe rrëzimin e tij.

“Muri do të largohet… A do të ndodhë me 1 shkurt apo më 17 shkurt.. kjo do të ndodhë, jeni të sigurt për këtë”, kishte thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori