LAJMI I FUNDIT:

BE: Muri në Mitrovicë pjesë e projektit!

BE: Muri në Mitrovicë pjesë e projektit!

Muri i ndërtuar para disa ditëve në veri të vendit është pjesë e projektit të Brukselit për rivitalizimin e urës së Ibrit dhe do të shërbejë si shkallë për lidhjen e unazës së komunikacionit me zonën e këmbësorëve. Ndërsa ministrja Tahiri premton se shkeljet do të korrigjohen.

Muri në afërsi të urës së Ibrit në veri të Mitrovicës është pjesë e projektit për rivitalizimin e urës dhe do të lidhë unazën e asaj rruge me zonën e këmbësorëve.


Kjo është bërë e ditur nga zyrtarët e Bashkimit Evropian të cilët kanë thënë se në fakt ai nuk do të jetë mur, por shkallë që do të mundësojë lëvizjen e qytetarëve nga njëra anë në tjetrën, shkruan “Zëri”.

Ndërsa, përfaqësuesit e institucioneve të vendit ende nuk kanë qëndrim të prerë rreth kësaj çështjeje. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dërguar inspektorët e saj, të cilët kanë bërë matjet dhe është bërë prerje e një pjese të murit, por nuk e kanë rrënuar atë.

Tahiri: Nuk do të ketë mur te ura e Ibrit
Lexo po ashtu Tahiri: Nuk do të ketë mur te ura e Ibrit

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, ka thënë se muri që u ndërtua afër urës së Ibrit në Mitrovicë, do të lidhë unazën me zonën e këmbësorëve.

“Nuk do të jetë mur, por një shkallë që lidhë unazën me zonën e këmbësorëve. Gjatë bisedimeve të djeshme palët ranë dakord se do të ngrihen shkallët që sigurojnë lirinë e lëvizjes nga njëra anë në tjetrën”, ka deklaruar Kocijançiç.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori